
Importi i barnave dhe produkteve farmaceutike shënoi vitin që lamë pas vlerën më të lartë në një dekadë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021-shit u blenë nga jashtë më shumë se 31 miliardë lekë ilaçe e produkte të tjera.
Por dhjetori, i marrë më vete, shënoi një tjetër nivel të pa arritur asnjëherë më parë në tre dekada. Sipas INSTAT, muajin e shkuar u importuan produkte farmaceutike në vlerën e 3.9 miliard lekëve, shifër kjo më e larta që pas viteve ’90.
Pandemia në përgjithësi, varianti Omicron e gripi stinor në veçanti janë ndër shkaqet kryesore të kërkesës së lartë.
Farmacistët tregojnë se blerja e disa kategorive të barnave, madje përfshirë edhe antibiotikët është kthyer në “kulturë” për shumë pacientë.
Ndonëse për farmaceutikën po rezulton si “periudhë e artë”, për qytetarët blerja e barnave dhe produkteve të tjera farmaceutike do të thotë më pak para’ e më shumë kursim në shpenzimet e tjera. (A2 Televizion)