
Vala më e fortë e infektimeve me Covid që ka mbërthyer prej dy javësh vendin tonë, ka bërë që në Korçë institucionet arsimore t’i rikthehen mësimit online. I pari gjimnaz që e ka aplikuar skenarin B të mësimdhënies, është “Irakli Tërova”.
Drejtori i këtij gjimnazi tregon edhe arsyet që e detyruan këtë institucion arsimor të kalojë në mësimin online për shkak të përhapjes së infeksionit.
Në këtë gjimnaz janë afro 200 nxënës që zhvillojnë mësim, ndërkohë që raste ka pasur edhe në shkolla të tjera, por jo në numër të tillë që mësimi të kalojë online.
Aktualisht, në të gjithë qarkun e Korçës, zyrtarisht janë të konfirmuar me Covid-19 30 mësues të shkollave të ndryshme 9-vjeçare dhe të mesme. (A2 Televizion)