Komiteti nuk i ndryshoi, si shkelen masat e pandemisë nga mëngjesi në mbrëmje?

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 15:50 | Aktualitet
Komiteti nuk i ndryshoi, si shkelen masat e pandemisë nga mëngjesi

Ngutja e qytetarëve për në punë, në shkollë apo në aktivitetin ditor sjell këtë panoramë në mjetet e transporti turban, autobusë të tejmbushur dhe njerëz që shtyjnë njëri-tjetrin për një vend.

Mbingakresa sjell mosrespektim të masave të pandemisë, për të cilat janë pjesë e qytetarëve janë të shqetësuar, kundrejt shumicës që nuk e ndien këtë detyrim.

E njëjta panoramë shfaqet sërish në një tjetër orar. Lokalet në zona të ndryshme të Tiranës janë plot, deri në nisje të orës policore, dhe gjëja e fundit që bisedohet aty mund të jetë Covid-19.

Shembulli pozitiv nuk vjen as nga politika. Edhe në këtë pikë të infektimeve, organizohen vazhdimisht konferenca dhe mbledhje partiake me një prani të lartë pjesëmarrësish. Numri i lejuar i grumbullimeve është deri në 50 persona, por këtu flitet për qindra të pranishëm, të cilët pas mbylljes së aktivitetit, mund të jenë transportues të Covid-19 në familjet e tyre apo në një tjetër rreth shoqëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos