
Pandemia nuk po dëmton vetëm shëndetin fizik. Covid-19 po prek edhe shëndetin mendor. Vetëm në 4 muajt e parë të vitit, 718 shqiptarë u shtruan në spitalet psikiatrike. Shifra është 40 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
E panjohura nga përhapja e koronavirusit, pasiguritë ekonomike e mbi të gjitha izolimi janë ndër faktorët që manifestuan stres i cili përkeqësoi shëndetin mendor të qytetarëve.
Prej më shumës e 1 viti e gjysmë pandemi, popullata është duke u përballur me shumë faktorë stresorë të kombinuar së bashku, gjë që e bën akoma më të rënduar situatën dhe ruajtjen e një balance të shëndetit mendor. (A2 Televizion)