
Universiteti i Durrësit, i cili do të presë rreth 20 mijë studentë në vitin e ri akademik, ka regjistruar një numër shumë të ulët të studentëve të vaksinuar gjatë javës së dedikuar për vaksinimin masiv të tyre kundër covid-19.
Edhe ata studentë që janë paraqitur shprehen për mikrofonin e A2 CNN se po e bëjnë vaksinën të detyruar, pasi duan të ndjekin mësimet në auditorë.
Ndërkohë ka studentë që janë paraqitur në qendrat e vaksinimit së bashku me prindërit e tyre dhe kanë kërkuar garanci për vaksinën që do të marrin.
Ditën e hënë që është edhe dita e parë e vitit akademik, do të mësohet më saktë se sa studentë janë vaksinuar dhe se si do të veprohet me ata që nuk janë vaksinuar, për të cilët është deklaruar se nuk do të lejohen të futen në auditorë. (A2 Televizion)