
Pjesa e parë e ditës sjell kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin, më të shpeshta vranësirat do të jenë në jug ku krijohet mundësia për reshje të izoluara në skajin juglindor të vendit.
Pasditja shton kthjellimet në zonat perëndimore por vranësirat lokalizohen në zonat lindore ku priten momente me reshje të pakta. Temperaturat rriten me rreth 2°C në të dy vlerat ditore duke variuar në rang territori nga 2°C në mbi 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare në mesditë nga drejtimi verior ndërsa në brigjet detar aktivizohet dallgëzim 1-2 ballë, më i dukshëm në brigjet e Jonit. (A2 Televizion)