Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 16:15 | Aktualitet
Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLP

Janë zgjedhur këtë të premte 3 prokurorët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Në këtë mbledhje morën pjesë 209 prokurorë, ndërsa më i votuari ishte Zeqir Hoda.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:  

• Z. Zeqir Hoda 150 vota

• Znj. Deniona Katro 48 vota

• Znj. Elona Alvora 6 vota

5  vota u shpallën të pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos