All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Efektivët e korruptuar, AMP ka gjetur policë që bashkëpunojnë me grupet kriminale

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 16:10 | Aktualitet
Efektivët e korruptuar, AMP ka gjetur policë që
All - Paragraf - 1

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore tha në komisionin e sigurisë që përgjatë 2022-it ka pasur raste ku janë evidentuar se oficerë policie kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

 “A kemi aktualisht punonjës të policisë që mbrojnë grupet kriminale?

All - Paragraf - 3

Gjatë periudhës që ne po raportojmë po ka raste që janë evidentuar raste ku punonjës janë përfshirë drejtpërdrejt në aktivitet kriminal. Janë duke u hetuar dhe me SPAK dhe me prokuroritë që i kanë në ndjekje”, u përgjigj Veliu.

Gjatë raportimit për punën e Agjencise Veliu u ndal dhe tek certifikatat e sigurisë kur tha se për 46 punonjës të policisë, Drejtoria e Informacionit të klasifikuar nuk i ka pajisur me një certifikatë të tillë.

Veliu tregoi dhe mënyrën se si është transformuar procesi i dhënies së certifikatave të sigurisë ndërsa shtoi se për ata punonjës që nuk jepet ata duhet të largohen nga detyra.

All - Paragraf - 6

“Pajisja me certifikata sigurie gjate vitit 2022 ka kaluar në proces transformues se është bërë përcaktimi i fashës se cilat nivele duhet të pajisen me certifikata sigurie dhe numër që duhet të pajisen me këtë certifikatë është gati 10 përqind i numrit total. Dhe të gjithë punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe të Agjencisë a të Policisë në momentin që humbasin certifikatën duhet të largohen automatikisht pavarësisht nivelit. Na informon ne dhe ne i drejtohemi policisë për t’i larguar nga ajo detyrë. Udhëzimi ngarkon ministrin e brendshëm për të marrë arsyet se përse i është hequr certifikata e sigurisë. Për një vit kujtdo që i hiqet certifikata nuk ka të drejtë për ta ankimuar apo diskutuar”, theksoi Veliu.

Sa i përket rasteve në përfshirjen e efektivëvë të policisë në kultivimin e kanabisit, Veliu nuk dha emra por tha se statistikat tregojnë se në prokurori janë referuar 15 raste me 23 punonjës policie. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/ngrijne-strukturat-vendore-te-krimit-ekonomik-financiar-ne-policine-e-shtetit-cuci-shkarkon-te-gjithe-drejtuesit/
https://a2news.com/2023/02/01/kamerat-e-krimit-ne-rruge-eksperti-i-sigurise-jo-vetem-policia-e-implikuar/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos