Efektivët vendosen brenda xhamisë, Policia në gatishmëri pranë selisë së PD

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 16:41 | Politikë

Prej orëve të para të mëngjesit, disa forca të Policisë së Shtetit u vendosën në brendësi të territorit të xhamisë së Namazgjasë.

Diçka e tillë është bërë edhe për shkak të informacioneve për lëvizje të simpatizantëve të PD, pjesëmarrës në kuvendin e thërritur nga Sali Berisha, drejt selisë së partisë.

Më herët, mësohet se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, u ka kërkuar strukturave që të mos ketë masa të shtuara, por vetëm gatishmëri të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos