Kuvendi i “Foltores”, në 18:00 mblidhet Kryesia e PD

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 16:11 | Politikë
Kuvendi i “Foltores”, në 18:00 mblidhet Kryesia e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në orën 18:00 të së shtunës një mbledhje urgjente të Kryesisë, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e thërritur nga “Foltorja” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Të gjithë anëtarëve të Kryesisë së PD iu është dërguar një njoftim ku iu kërkohet të marrin pjesë në mbledhjen urgjente.

Pak orë më parë, Kuvendi i mbledhur në “Air Albania” votoi për statusin e ri të PD dhe për anulimin e disa nga vendimeve të Bashës, ku përfshihet shkarkimi i nënkryetarëve, sekretarit dhe Kryesisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos