Egnatia, mes ëndrrës dhe realitetit

Nga A2 CNN
1 Janar 2023, 14:57 | Futboll

Një ekip i ndërtuar nga e para por me shumë emra të njohur në Superligën shqiptare. Egnatia nuk mund të quhet më një surprizë e këtij sezoni pasi që në nisje të edicionit, objektivat i kishte të qarta për të zënë një vend në Kupat e Europës.

Dy vite më parë, Egnatia siguroi një biletë për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar ndërsa sot është kthyer në një skuadër të etur për të fituar në çdo ndeshje. Edhe pse një klub i ndërtuar në një qytet të vogël, futbolli ka treguar se nëse e do shumë diçka, asgjë s’është e pamundur.

Në Rrogozhinë janë të çmendur pas futbollit kjo dhe për shkak të ecurisë poxitive që djemtë e Shpëtim Duros po zhvillojnë në kampionat. “sigurisht që kjo është një skuadër që është investuar që sezonin e kaluar. Për fat të keq vjet nuk u arritën rezultate. Por këtë vit është bërë punë shumë e mirë edhe para ardhjes sime. Unë kam bërë detyrën që duhet të bëjë një trajner. Ka shkuar çdo gjë mirë në këto momente. Jemi në pozicio komod. Egnatia për mua është në një moment historik, por është vetëm gjysma e punës”, thotë Duro.

“Shpresoj të arrijmë objektivat që ka klubi. Objektivi kryesor është, nuk duhet ta fshehim, pjesëmarrja në kupat e Europës, përmes kampionatit ose Kupës. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë të pamundurën”.

Asnjë si ata pasi Egnatia ka mbrojtjen që ka pësuar me pak gola dhe skuadra që ka mundur dhe ekipe pretendente si Partizani, Vllaznia, Laçi apo Kukësi. Profesor Shpëtim Duro i ka dhënë padyshim një pamje tjetër kësaj skuadre. Ai erdhi në krye të bankinës në fillim të tetorit dhe deri më sot statistikat falsin të gjitha për ata. Egnatia i ka të gjitha mundësitë për të shkuar lart këtë sezon. Me eksperiencën, profesionalizimin dhe talentin e djemve të rinj , ekipi nga Rrogozhina premton, premton se me shumë punë do të sigurojnë një vend në Europë. Një detyrë e vështirë por jo e pamundur! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos