“Ekip fashist”, Lazio kundër Amazon për fjalinë që i përmend në serialin për Maradonën

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 15:20 | Showbiz
“Ekip fashist”, Lazio kundër Amazon për fjalinë

Gjiganti Amazon ka një ”armik të papritur”. Ekipin e futbollit të Serie A, Lazio. Tensioni ka lindur nga një serial i dedikuar gjeniut të futbollit ndërkombëtar, Diego Armando Maradona.

“Maradona: Ëndërr e Bekuar” është prodhimi i fundit i prodhuar enkas për platformën Amazon, dhe përmbledh jetën e argjentinasit, triumfet në fushën e blertë dhe dështimet si njeri.  

Por është pikërisht skena e parë ajo që ka tërbuar drejtuesit e Lazios, ndër to edhe Igli Taren. Skena tregon një moment, me sa duket fiktiv, kur argjentinasi mbledh shokët në fushë duke i mbajtur një fjalim para ndeshjes. “Sot këto fashistët duan të na poshtërojnë. Na duan në gjunjë, në shtëpinë tonë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”, janë fjalët e Maradonës në film.       

Termi fashist ishte natyrisht i drejtuar ndaj Lazios, ekip që shpeshherë, edhe ditët e fundit, është akuzuar për tifozerinë që përqafoi idetë e ekstremit të djathtë.

https://a2news.com/2021/07/20/kenga-partizane-armiqeson-hysajn-me-tifozet-fashiste-te-lazio-s/

Por drejtuesit e Lazios nuk kanë reaguar mirë ndaj kësaj pjese, që sipas tyre ofendon ekipin, pa arsyeje. “I kemi kërkuar Amazon të presë këtë skenë, që ofendon ekipin dhe tifozët tonë me anë të një fjalie qesharake. Maradona në shumë raste ka treguar se ka qenë mik i Lazios, ka qenë në qendrën tonë sportive, ka kënduar edhe himnin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos