Pak orë më parë, qeveria rishikoi për herë të katërt buxhetin e këtij viti. 2020 nuk ka qenë një vit i lehtë për qytetarët, biznesin dhe ekonominë. Pas tërmetit, goditja e radhës ishte pandemia e COVID 19 që po shoqërohet me një krizë të fortë ekonomike. Por kjo nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Reagimi që kanë bërë qeveri të ndryshme ka qenë i ndryshëm në ndihmë të biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë së tyre. Ka pasur shtete që kanë dhënë ndihma direkte, të tjerë që kanë hartuar paketa dhe kanë përdorur instrumente indirektë, si garancitë sovrane. Këtu përfshihet edhe rasti i Shqipërisë. Por kriza nuk ka përfunduar ende. Ekonomia jonë si do të ngrihet? Rishikimi për herë të katërt i buxhetit të këtij viti është diskutuar në studion e A2 Business Week me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe drejtor ekzekutiv i Deloitte, Shqipëri dhe Kosovë Maksim Caslli dhe gazetarin Fatos Çoçoli. (A2 Televizion)
Ekonomia në krizë, si do të ringrihemi?
