Ekonomisti Dritan Shano tregon 3 arsyet pse janë ngadalësuar eksportet

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 20:44 | Ekonomi
Ekonomisti Dritan Shano tregon 3 arsyet pse janë ngadalësuar eksportet

Ekonomisti Dritan Shano, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, shpjegoi pse janë ngadalësuar eksportet tona.

“Është ngadalësuar e gjithë ekonomia e botës, kështu që do të ngadalësohen edhe eksportet tona. Por, edhe në menaxhimin e pandemisë, eksportuesit tanë ishin nga përfituesit më të varfër të paketave ndihmëse nga ana e qeverisë. Tjetër arsye është vijimi i deuroizimit të ekonomisë, që forcon lekun dhe nuk favorizon eksportuesit tanë. Këto janë dy gjëra që i presin këmbët eksportuesve. Në vend që qeveria t’i mbështeste, zgjodhi politikë indiferente ndaj tyre”, tha Shano.

Sipas tij, elementi i tretë që ngadalëson eksportet shqiptare është rritja e pagës minimale.

“Rritja e pagës minimale në mënyrë të vazhdueshme nga ana e qeverisë, që është krejt e ndryshme nga rritja e pagës, është një taksë që rritet në buxhet”, shpjegoi ekonomisti Dritan Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos