Ekskluzive / Durmishaj refuzon Shqipërinë, zgjedh Greqinë

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 12:32 | Futboll
Ekskluzive / Durmishaj refuzon Shqipërinë, zgjedh Greqinë

Durmishaj ka refuzuar zyrtarisht të luajë me kombëtaren shqiptare. A2 CNN Sport ka mësuar ekskluzivisht që Federata Shqiptare e Futbollit i kishte dërguar një ftesë zyrtare lojtarit të Panioniosit por ky i fundit ka refuzuar.

Edhe pse ka qenë pjesë e kombëtares U-21, Durmishaj duket se ka vendosur që të përfaqësojë Greqinë në kombëtaren “e madhe”. Pak ditë më parë, trajneri i kombëtares greke, Angelos Anastasiadis kishte pranuar publikisht që e kishte ndjekur lojtarin dhe po priste përgjigjen e tij, i cili ishte kontaktuar nga Drejtori Teknik i përfaqësueses helene, Angelos Basinas.

Durimishaj bëhet kështu lojtari i dytë brenda një jave që refuzon të luajë me Shqipërinë, duke ndjekur Mario Vrushajn, i cili luan me Olimpiakos. Ky i fundit i ka dërguar përgjigje zyrtare Federatës duke thënë se nuk pranon të luajë me Kombëtaren shqiptare, por ka vendosur të vazhdojë të aktivizohet te përfaqësuesja U-21 e Greqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos