
Porto është e kualifikuara e dytë sonte pas Manchester United, pas fitores në kohën e dytë shtesë.
Tiquinho kishte kaluar portugezët në avantazh, por gjithçka ishte ekuilibruar nga kapiteni romanist De Rossi. Në pjesën e dytë, më i miri në fushë, maliani Marega godet sërish portën e Romës në minutën ’52, duke çuar në barazim golat e dy ndeshjeve.
Roma reziston deri në 90 minutat e ndeshjes, madje në kohën shtesë ka disa raste të thjeshta për të shënuar me boshnjakun Edin Dzeko. Kur ekipet ishin gati për të vendosur kualifikimin me penalltitë, një dorë e Florenzit që mban një kundërshtarë në zonën e rreptësisë. Arbitri Shakir jep penalltinë pas konsultimit në VAR. Është minuta e 117 dhe Alex Telles nuk gabon.
Dy minuta më vonë janë romanistët që pretendojnë një penallti për një faull të Maregas ndaj Schick, por asgjë nuk ndodh dhe Porto kualifikohet në 1/8 e Champions. (A2 Televizion)