
Eksperti i Sigurisë në SHBA Adrian Shtuni deklaroi në studion e Debatit me Alba Alishanin se NATO nuk ka detyrim që të ndërhyjë në Ukrainë pasi nuk është anëtare e saj, pavarësisht se ka pasur instrumentet për ta parandaluar konfliktin Rusi-Ukrainë. Në këndvështrimin e tij është diçka më e madhe se lufta e ftohtë që mund të ketë pasoja katastrofike.
“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s nuk ka detyrim NATO të ndërhyje pavarësisht se ka pasur instrumenta për ta parandaluar. Unë shpresoj që NATO nuk do një në konflikt. Është luftë hibride dhe mund të ketë e ka sulme kibernetike. Rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i lidhur me Poloninë. Jemi në një territor të rrezikshëm se mund të fillojë diçka më e madhe se lufta e ftohtë që do ketë pasoja të jashtëzakonshme. Pres se çfarë sanksionesh do të lajmërohen nga BE dhe SHBA”.
Për Shtunin sulmi i rusisë ndaj Ukrainës do të jetë i gjatë, pasi synimi i Putin është që të demilitarizojë dhe të vendosë një qeveri nën ndikimine tij në Kiev.
“Synimi i sulmit ishte demilitarizim dhe denacifikimi i Ukrainës se ai referohet pretekstit të Kremlinit që po menaxhohen nga neonazistë, që është një pretekst absurd se Zelensky është hebre. Ka ndodhur pikërisht ajo që është thënë nga SHBA dhe pse Putini në fillim e mohonte. Nuk do të mbarojë shpejt qëllimi është të hiqet nga pushteti presidenti dhe të vendoset një qeveri në hyqmin e Putin. Nuk është sulm i shkurtër do të jetë më i gjatë. Ukraina nuk ka kapacitete ta mbrojë hapësirën ajrore”.
Edhe pse Bjellorusia mohon që ka trupa të saj në konflikt, Shtuni thekson se një pjesë e trupave kanë hyrë nga territori bjellorus. Sipas tij nëse Bjellorusia do të ishte e përfshirë drejpërdrejt do të hapte një konflikt më të gjerë se midis dy shteteve. Ai nënvizon se Putin po luan në mënyrë të rrezikshme.
“Lukashenko ka thënë që nuk ka trupa bjelloruse por nëse do kishte përfshirje të drejtpërdrejt në sulmin ndaj Ukrainës, kjo do ta hapte konfliktin më gjerë sesa midis dy shteteve. Bjellorusia ka traktat mbrojtje me Rusinë. Këtu është edhe një pikë e vështirë që mund ta përhapë konfliktin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës. Unë nuk mendoj që ka ndonjë plan për të sulmuar drejtpërdrejt vendet e NATO-s se edhe kaq sa ka bërë jo vetëm që nuk i intereson Putinit, po e nxjerr Rusinë më një këmbë sipër humnerës. Po luan në mënyrë të rrezikshme dhe është i papërllogaritshëm dhe tregon që jemi në prag të një lufte të ftohtë që mund të kthehet në luftë të nxehtë”. (A2 Televizion)