
Banorët e lagjes së "5 Majit", Paskuqanit dhe Laprakës në Tiranë, protestuan për të pestën herë para Kuvendit të Shqipërisë.
Këtë herë, përveç kërkesave që kanë për dëmshpërblimin e banesave të tyre, ata kërkonin edhe lirim e 5 banorëve të "5 Majit", që u shoqëruan në polici pasi bënë rezistencë kundër shembjes së shtëpive të tyre.
Pasi qëndruan përreth 1 orë para Kuvendit, ku të pranishëm ishin edhe forcat të policisë, protestuesit ju drejtuan Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Thirrjet e tyre ishin që bashkëqytetarët e tyre të lirohen, teksa paralajmëruan se të dielën e 27 shkurtit, do të protestojë sërish para kryeministrisë me të njëjtat kërkesa. Protestuesit ftuan edhe qytetarët e tjerë t'i bashkohen. (A2 Televizion)