
Ermal Telha, ekspert për ekonominë, tregoi në “A2 Business” se rritjen më të madhe në çmim e kanë pësuar produktet bazë.
“Kemi nevojë të popullatës për shtim të konsumit dhe në mënyrë të natyrshme, çmimet do të rriteshin. Mendoj se rritja e çmimeve vjen nga importi. Në momentin që jemi të detyruar që të importojmë, nuk e dirigjojmë dot ne pjesën e çmimeve, por importuesit”, tha Telha.
“Te zinxhiri i transmetimit të produktit, rolin kryesor në abuzim e ka hallka e tregtimit. Për shumë arsye, ne kemi një shtresë prodhuese kombëtare të pambrojtur, në raport me subvencionimin e prodhimit vendas. Duhet t’i kushtojmë vëmendje arritjes së standardit të cilësisë së produkteve tona”, shtoi eksperti.
Sipas Telhës, “duhet të kemi qasje më mbrojtëse ndaj vendasve, me politika favorizuese”. (A2 Televizion)