Në muajt e betejës pandemike, shtete me potenciale të plotfuqishme u gjendën të papërgatitur për ta “gëlltitur këtë kafshatë”, qoftë falë sistemeve shëndetësore apo praktikave ekonomike që do t’i ndihmonin për menaxhim më të mirë. Kur në vështirësi pamë edhe sisteme të kolapsuara si ai amerikan e gjerman, është i lehtë të bëhet kalkulimi, referuar edhe ngjarjeve në terren, për sa të vështirë e kishte Shqipëria, ta gjente veten në hartën pandemike, prej afro një viti. Por, nuk mungoi zëri i ekspertizës së mirë, asaj vendore e me eksperiencë ndërkombëtare, që shpesh bëri oponencë e në të tjera raste dha konsulta e ide për të kapërcyer me pasoja sa më minimaliste këtë luftë. Në këtë rresht ishin padiskutim edhe grupi i ekspertëve që vinin nga radhët e opozitës, por që në fund të fundit, ishin profesionistë të fushës. Sot, PD, veç të tjerash, na ka vënë edhe përballë alternativës së saj edhe për Shëndetësinë. Për të ndarë qëndrimet e saj si profesioniste e për ta rikujtuar çfarë mund të ofrojë nesër Partia Demokratike në Shëndetësi foli në A2 Liljana Ramasaço, eksperte për shëndetësinë në PD. (A2 Televizion)
Ekspertja për shëndetësinë në PD: Masat e reja, të lehta dhe të vonuara
