Ekspozitë për ndërgjegjësim, Kenia, shembulli si të mbrojmë natyrën dhe kafshët

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 15:19 | Aktualitet
Ekspozitë për ndërgjegjësim, Kenia, shembulli si të

''Të mbrojmë natyrën'', është mesazhi që një grup fotografësh nga Shqipëria dhe Kosova, kanë dhënë nëpërmjet një ekspozite me fotografi nga jeta e egër në Kenia. Ekspozita është hapur në piken turistike të Shirokës në Shkodër.

Një vend i varfër, por në harmoni të plote me natyrën. Kështu e përkufizojnë fotografët, Kenian në Afrikën e largët, pasi befasohen kur shikojnë natyrën dhe kafshët në habitatin e tyre. Këtë eksperiencë e provuan dhe disa fotografë shqiptarë dhe nga Kosova, të cilët për një javë fotografuan botën e egër në Kenia.

Disa prej fotove të shkrepura janë ekspozuar për publikun shkodran në shëtitoren e Shirokës.

Përveç ndarjes së eksperiencës së veçantë të përjetuar, autorët kanë një mesazh dhe apel për bashkëkombasit e tyre dhe institucionet përkatëse.

Vitin e kaluar këta fotografë kanë ekspozuar gjithashtu foto te shkrepura me bukuritë e florës dhe faunës që ka liqeni i Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos