
Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë, kanë bërë të mundur arrestimin dhe ekstradimin e një 28-vjeçari nga qyteti i Elbasanit, i kërkuar për vrasje.
Është ekstraduar nga Milano drejt Tiranës shtetasi E.Ç, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën arrest me burg për vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
E. Ç akuzohet për një ngjarje të ndodhur në 15 gusht të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit ku u vranë në banesën e tyre babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. (A2 Televizion)