
Një shqiptar 47 vjeç u arrestua për herë të dytë nga policia e Bergamos në Itali, pasi vidhte paratë e kishës.
Olsingen Allkja ishte arrestuar para 5 vitesh në Milano, për vjedhjen e të hollave në arkën e kishës, ndërsa për vjedhjet në Bergamo ai përdorte një sistem të thjeshtë.
Allkja fuste një shirit me ngjitës në arkë dhe kartmonedhat mbeteshin aty. Prifti e pa, teksa largohej me 70 euro në xhep dhe e denoncoi menjëherë në polici. Shqiptari u arrestua në ambientet e kishës dhe siç bëjnë me dije mediat italiane, të cilat e publikuan këtë lajm, ai bëri “mea culpa”, duke pranuar mëkatin. (A2 Televizion)