Ekuadori nuk gjen qetësi! Pas vrasjes së kandidatit për president, tentohet ekzekutimi i një tjetër zyrtareje

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 16:01 | Bota
Ekuadori nuk gjen qetësi! Pas vrasjes së kandidatit për

Ekuadori nuk gjen qetësi. Pas vrasjes së kandidatit për president, Fernando Villavicencio gjatë një takimi elektoral, një tjetër kandidate për Parlamentin ka rënë pre e një sulmi të armatosur. Bëhet për Estefany Puente, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Puente ishte në makinën e saj, e shoqëruar nga babai dhe një bashkëpunëtor, kur dy persona ende të paidentifikuar, qëlluan drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi. Si pasojë e plumbave, Puente mori lëndime të lehta në krah.

Muajt e fundit, vendi po përjeton një valë dhune të lidhur me trafikun e drogës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/10/po-mbante-nje-takim-elektoral-ekzekutohet-kandidati-per-president/

A2 CNN Livestream

Latest Videos