Nga të ruhesh? Në shërbim të qytetarit.... me kaskë në zyrë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 13:39 | Bota

Punonjësit në një zyrë të rrënuar të qeverisë në Indi janë detyruar të punojnë me helmeta për 8 orë për të shmangur rënien e tullave dhe suvasë nga tavani.

Pamjet janë kapur nga disa qytetarë që shkuan për të marrë shërbim në “Zyrën e Zhvillimit” në Telangana, ku gjetën dy punonjësit me kaska motori.

Sipas zyrtarëve të tjerë, zyra e rrënuar i përket departamentit të zhvillimit të rajoneve që mes të tjerash si objektiv dhe shpërndarjen e internetit në fshatra.

Në foto duket mes të tjerash zyra e palyer prej dekadash, me murë të plasaritura dhe të zhveshura nga suvaja, ku mund të dallosh fare qartë dhe tullat.

Disa muaj më parë, një koleg i tyre i shpëtoi për një fije dëmtimit të trurit kur një pjesë e tavanit ra mbi të. Raportet lokale thonë se stafi ka kërkuar zhvendosjen në një ndërtesë më të sigurt.

Megjithatë, pamje të tilla janë zakonshme për indianët, të cilët shumë shpesh dhe në zyrat e kryeqytetit New Delhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos