Humbi dritën e syve në disko, dëmshpërblehet 200 mijë paund

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 13:19 | Bota

Një turist britanik do të dëmshpërblehet me 200 mijë paund pasi u godit me një qese me bojë në një klub nate në Majorka, ngjarje që i shkaktoi humbjen e shikimit.

18-vjeçarit Dillon Connery, i “dolën sytë nga vendi”, nga një qese me bojë në lokalin e natës Carwash Club, ku po festohej një festë tradicionale.

Ndonëse iu nënshtrua disa operacioneve, mjekët e patën të pamundur që t’i shpëtonin djalit nga Paisly dritën e syve.

Tashmë një gjykatë në Majorka vendosi se lokale i natës nuk kishte marrë masat e duhura gjatë festës për të siguruar klientët dhe për këtë duhet të paguajë të riun britanik për dëmin e madh që i shkaktoi.

Connery kërkoi më herët një dëmshpërblim prej 1 milionë paund, gjë që nuk u pranua nga gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos