Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la me pasoja, nuk mbaj mend asgjë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 15:24 | Kronikë
Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, Pajtim Rrushi: Covid-19 më la me pasoja,

Pajtim Rrushi, vëllai i Fredi Rushit, personi i cili dyshohet se është vrasësi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u mor në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Pas ndalimit, ai u ka thënë hetuesve se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja, por tentativa e tij u hodh poshtë nga policia pas paraqitjes së pamjeve filmike, ku Pajtimi duket që merr automjetin i cili transportoi viktimën.

https://a2news.com/2021/11/07/vrasja-e-biznesmenit-zbulohen-rolet-e-vellezerve-ne-eliminimin-e-hoxhes/

Burime pranë policisë thanë se ai nuk ka pranuar të tregojë vendndodhjen e mjetit, ndërsa policia pret të gjejë gjurmë ADN-je brenda makinës.

Ai nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Policia beson se pas ekzekutimit të Hoxhës, Fredi Rrushi i ka marrë celularin dhe e ka hedhur në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Celulari i viktimës u gjet nga një taksist i cili e shiti në një servis celularësh. Më pas, Prokuroria, nëpërmjet qelizave telefonike, bëri të mundur gjurmimin dhe gjetjen e celularit, ndërsa biseda e fundit e verifikuar edhe nëpërmjet kartës sim përkonin me viktimën Ruzhdi Hoxha.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos