Makina inteligjente e policisë në rrugët e Durrësit, mbi 700 shkelje në 2 ditë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 21:24 | Kronikë
Makina inteligjente e policisë në rrugët e Durrësit, mbi 700

Makina inteligjente e Policisë Rrugore është zhvendosur në Durrës që prej mbrëmjes së 5 nëntorit për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme të qytetit, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti.

Me anë të një deklarate, policia ka bërë të ditur se në një periudhë kaq të shkurtër, janë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.

Nga verifikimet ka rezultuar se:

•112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;

•58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;

•54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos