Kamioni përplaset me një automjet në Korçë, disa të lënduar

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 07:24 | Kronikë

Një makinë është përplasur me një kamion pak para mesnatës në aksin Korçë - Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet i vogël është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka dalë nga rruga, ndërsa janë plagosur një grua dhe dy fëmijë.

Sipas të dhënave të para fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja ka marrë dëmtime më të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos