
Iraku ka ekzekutuar me varja 3 të dënuar si të përfshirë në sulmin me bomba në Bagdad në vitin 2016, i cili la të vdekur më shumë se 300 persona.
Bomba shpërtheu teksa njerëzit ishin mbledhur për të festuan një natë të shënuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas ngjarjes së tmerrshme, në atë kohë reagoi ISIS duke marrë përgjegjësinë e sulmit. Lajmi për ekzekutimet u bë i ditur nga zyra e kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani, por nuk dha detaje të mëtejshme për personat e ekzekutuar me varje.
Një burim nga qeveria e Iranit i tha agjencisë së lajmeve AFP se Ghazëan al-Zawbaee, që konsiderohet të jetë organizatori i ISIS pas sulmit, ishte mes personave të ekzekutuar. Zawbaee ishte ekstraduar në Irak në vitin 2021.
Më 3 korrik 2016, një automjet i mbushur me eksploziv u hodh në erë pranë një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Karrada. Shumë nga viktimat humbën jetën si pasojë e zjarrit të madh që përfshiu ndërtesën. (A2 Televizion)