Nathaniel Woods, i ekzekutar të enjten Tre policët e vrarë Kerry Spencer, i dënuari tjetër, ka pranuar se i ka kryer ai vrasjet Martin Luther III Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey
Nathaniel Woods, i dënuar me vdekje në vitin 2005 për vrasjen e 3 policëve në Alabama, u ekzekutua të enjten në mbrëmje. Gjykata Supreme kishte pezulluar përkohësisht ekzekutimin, por më pas nuk e ndaloi përfundimisht.
Familjarët e viktimave e quajtën ekzekutimin si “drejtësi e pjesshme”, ndërsa miqtë e tij dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut thanë se nuk duhet të ishte dënuar kurrë me vdekje, duke thënë se kishte dyshime për fajësinë e tij dhe për mënyrën se si ishte përfaqësuar gjatë gjyqit.
I akuzuari tjetër për ngjarjen, i cili është vërtetuar se kishte qenë personi që kishte qëlluar, ka deklaruar që prej natës kur u arrestua se Woods nuk kishte fare armë me vete dhe nuk kishte qëlluar, por ia kishte mbathur kur kishin nisur të shtënat.
"Veprimet e Gjykatës Supreme dhe Guvernatorit të shtetit të Alabamës janë të dënueshme dhe mund të kenë ndihmuar që të jetë konsumuar një akt i pakthyeshëm padrejtësie”, shkroi në Twitter Martin Luther King III, djali i ikonës së të drejtave civile.
Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, i cili nuk pranoi të ndalte ekzekutimin, tha përmes një deklarate për mediat se Woods, të cilin e quajti “trafikant i njohur droge”, ishte “pjesë integrale e vrasjes së qëllimshme të tre efektivëve” dhe se nuk kishte asnjë provë që ai kishte bërë ndonjë përpjekje për të ndaluar vrasjen e tyre. (A2 Televizion)