
Afati i transferimeve të janarit është mbyllur në ligat më të mëdha europiane dhe është koha e bilanceve. Në një futboll që shpenzon dhe investon, ky moment i veçantë i sezonit shërben për të përmirësuar ekipin, ose për të programuar përpara kohe të ardhmen.
Edhe pse në koncept duhet të shërbejë për riparime të vogla, klubet më të rëndësishme në kontinent vazhdojnë të shpenzojnë miliona në merkaton e janarit.
Transferimi më i kushtueshëm është ai i Christian Pulishic, nga Borusia e Dortmundit te Chelsea për 64 milionë euro, me yllin e përfaqësueses amerikane që do të luajë në Gjermani deri në fund të sezonit.
PSG investoi 47 milionë euro te Paredes, ndërsa Paulinjo, i transferuar në Kinë nga Barcelona për 42 milionë euro plotëson podiumin.
Janari riktheu investimet e mëdha të Milanit: 70 milionë euro për dy yje të së ardhmes si Paquetà dhe Piatek.
Klasifikimi i dhjetë goditjeve më të mëdha vazhdon me Solanke, Jonny, Talisca, Haidara dhe me talentin e madh Brahim Diaz, të cilin Reali i Madridit i’a rrëmbeu Manchester City-t për 17 milionë euro.
Edhe pse ishte shumë aktive në hyrje dhe në dalje, ku përveç blerjes më të kushtueshme Chelsea afroi një emër si Gonzalo Higuain, apo edhe largimi i Fabregas nga Arsenali te Monako, klubet e Premier Ligës angleze shpenzuan 205 milionë euro. Kjo është shifra më e ulët që regjistrohet prej vitit 2012. (A2 Televizion)