Gianni De Biasi u rikthye të drejtojë një skuadër në “Elbasan Arena”, një nga stadiumet ku ai bëri historinë me kombëtaren e Shqipërisë.
Megjithatë, në drejtimin e Azerbajxhanit, trajneri italian nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj skuadrës së Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pavarësisht se luajti më mirë skuadra e Gianni De Biasit shpërdoroi shumë përpara porte, madje në pjesën e parë humbi edhe një 11-metërsh me Qarayev në minutën e 27-të, ndërsa edhe në fraksionin e dytë shpërdoruan shumë. Pas 4 ndeshjes në Ligën C, Azerbajxhani i Gianni De Biasit pozicionohet në vendin e 3-të me 4 pikë. (A2 Televizion)