Elbasani është tronditur sërish nga atentatet mafioze. Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri mbetën të vrarë pasi mbi ta u qëllua me një breshëri automatiku. Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë hyrjes se qytetit në aksin Elbasan-Metalurgji pranë një pike karburanti. Autorët janë ende të pa identifikuar. 35-vjeçari Bitri mbeti i vrarë në vend, ndërsa 50-vjecari Çollaku ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte pas plagëve të rënda që mori. (A2 Televizion)
Elbasan, ekzekutohen me armë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri
