Eliminatoret e Euro 2020, Islanda dhe Franca për kreun, Kosova “tifo” për Anglinë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 16:07 | Futboll
Eliminatoret e Euro 2020, Islanda dhe Franca për kreun, Kosova

Në grupin ku ndodhet përfaqësuesja shqiptare, do të luhet një tjetër ndeshje e rëndësishme, ajo mes Islandës dhe Francës.

Gjelat synojnë fitoren për të marrë vendin e parë që aktualisht mbahet nga Turqia, ndërsa për Islandën një rezultat pozitiv do të ishte vendimtar për shpresat e kualifikimit.

Republika Çeke dhe Anglia ndërkohë, duelojnë për kreun e grupit A. Një fitore e përfaqësueses së ‘Tre Luanëve’ do të ishte një asist fantastik për Kosovën që në rast suksesi ndaj Malit Zi do të ngjitej në vendin e dytë, edhe më pranë kualifikimit historik.

Në takimet e tjera, Portugalia ndeshet me Luksemburgun, Andorra me Moldavinë, Lituania sfidon Ukrainën ndërsa Mali i Zi përballet me Bullgarinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos