Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori, Flick përplaset live me ish-yllin e “Pancerave”

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 10:36 | Futboll
Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori, Flick përplaset live me

Eliminimi i bujshëm i Gjermanisë nga Botërori “Katar 2022”, i dyti Botëror radhazi kur “Pancerat” largohen që në fazën e grupeve, ka shkaktuar një “tërmet” brenda kampit gjerman, ku nuk kanë munguar as përplasjet edhe mes njëri-tjetrit.

Së fundmi, ka pasur një përplasje LIVE mes trajnerit gjerman, Hansi Flick dhe ish-futbollistit të Bajern Mynih dhe Kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger, në momentin kur po diskutonin në lidhje me dështimin e gjermanëve në Botëror.

Sipas Bild.de, teksa bisedonin në studion e televizionit gjerman, ARD, Flick u pyet në lidhje me paraqitjen horror të të besuarve të tij në “Katar 2022”. Në përfundim të takimit, trajneri gjerman pati një diskutim intensiv me ish-futbollistin, ndërsa nuk munguan as sulmet direkte ndaj tij.

“Nuk jam aspak pa fjalë, pasi mund t’jua shpjegoj mjaft mirë atë që ndodhi pas përballjes sonë me Kosta Rikën. Në pjesën e parë isha disi i zhgënjyer, ndërsa shanset që ne patëm ishin të pafundme, por gjithashtu u dhamë mundësinë kundërshtarëve tanë që të na sulmonin dhe të na ndëshkonin dy herë. Megjithatë, duhet të pranojmë se, ne lojën e fituam, por mund të kishim fituar edhe me më shumë gola. Por, ngelja jonë jashtë Botërorit nuk u vendos sot, por në 20 minutat kundër Japonisë. Ndërkohë, mund të kishim bërë më mirë edhe ndaj Spanjës, megjithatë na duhet ta pranojmë se jemi shumë të zhgënjyer dhe këtë duhet të analizojmë me kujdes.”  

Hansi Flick

Ndërkohë, kur është pyetur nga moderatori në lidhje me deklaratën e Bastian Schweinsteiger, i cili tha se ekipet e tjera kishin më shumë këllqe se kombëtarja gjermane, trajneri Flick nuk e pranoi, duke thënë se ky është diçka që nuk shkon, ndërsa i shtron pyetjen se si mund ta mendojë diçka të tillë.

“Lojtarëve u mungoi përqendrimi. Kur loja shkoi në 1-1, ata nuk duhet vetëm të sulmonin, por duhet edhe të mbanin nën kontroll situatën në mbrojtje, duke lënë të pamarkuar lojtarët kundërshtarë. Kundër Spanjës bëmë mirë, por kundër Japonisë dhe ndaj Kosta Rikës kemi bërë shumë pak. Nëse nuk përqendrohemi dhe nuk përgatitemi mirë, atëherë nuk mund të fitosh. Ky është mendimi im.” (A2 Televizion)

Bastian Schweinsteiger
https://a2news.com/2022/12/01/gjermania-i-jep-lamtumiren-boterorit/
https://a2news.com/2022/12/01/pamjet-e-polemikes-topi-doli-apo-jo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos