Pamjet e polemikës, topi doli apo jo?

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 22:43 | Futboll

Në minutën e 51 të ndeshjes Spanjë-Japoni pati një rast shumë të diskutueshëm. Vetëm 3 minuta pasi aziatikët kishin barazuar, shënuan edhe golin e dytë.

Mitoma pasoi në limite një top shumë të bukur për Tanakën, i cili kishte detyrë vetëm që ta shtynte atë drejt rrjetës. Fillimisht, goli u anulua nga arbitri, por VAR-i doli në përfundim se topi nuk kishte dalë jashtë plotësisht dhe goli u la në fuqi.

Nga fotot është e vështirë të kuptohet nëse ai top kishte dalë nga loja plotësisht ose jo… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos