Ellen Degeneres i kërkon falje stafit të saj

Nga A2 CNN
19 Gusht 2020, 15:40 | Showbiz
Ellen Degeneres i kërkon falje stafit të saj

Ellen DeGeneres i ka kërkuar falje stafit të saj për zhvillimet më të fundit.

Reagimi ka ardhur pas akuzave ndaj saj dhe largimit të 3 producentëve ekzekutivë të emisionit të saj të përditshëm.

Në një mbledhje përmes platformës “Zoom”, DeGeneres kërkoi më shumë biseda e bashkëpunim me punonjësit e saj, për t’i siguruar se kjo është kultura e punës që do t’i bëjë ata të ndihen të lumtur dhe të sigurt në vendin e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos