Elton John dhe Ed Sheeran sjellin së bashku këngën e re të Krishtlindjes, frymëzuar nga një film

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 17:34 | Showbiz

Dy artistët e mëdhenj Elton John dhe Ed Sheeran janë bërë së bashku për të sjellë një këngë të re për Krishtlindjet.

"Përshëndetje, Krishtlindjet e kaluara mora një telefonatë nga miku im Elton John, ai më tha se donte të bënte një këngë për Krishtlindje, dhe unë thashë po, ndoshta në 2022, por unë në fakt shkrova refrenin po atë ditë dhe ja ku jemi me këngën tonë të Krishtlindjes”.

Kështu tregon Ed Sheeran, në videon që pritet të dalë më 3 dhjetor, frymëzuar nga skena ikonë e filmit "Love Actually", sesi lindi bashkëpunimi i tij me Sir Elton John për këngën e Krishtlindjeve "Merry Christmas".

https://twitter.com/edsheeran/status/1465264409492742144

Në klip, artisti i "Bad Habits" troket në derën e Baronit dhe duke shfletuar një sërë shenjash, shpjegon gjenezën e këngës.

Ashtu si në filmin e famshëm të Krishtlindjeve, në skenën ku Marku troket në derën e gruas së shoqes së tij më të mirë Juliet (Keira Knightley) duke i deklaruar dashurinë e tij me frazën ikonike "Për mua je e përsosur", Sheeran njofton para derës së Elton John-it të dekoruar për Krishtlindje, nxjerrjen e këngës së tyre të Krishtlindjeve fletë pas flete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos