Keanu Reeves dhe Winona Ryder mund të jenë një ndër çiftet e Hollivudit që kanë qëndruar për më shumë kohë të martuar. Protagonisti i “Matrix” tha se ai dhe aktorja amerikane janë të martuar me priftërinj gjatë një ceremonie martese, të realizuar në një skenë të filmit “Dracula” në vitin 1992, në Rumani.
Filmi me regji të Francis Ford Coppola, tregon historinë e princit rumun Vlad Tepes, “vampirit” më të famshëm në botë, falë romanit të shkrimtarit britanik Bram Stoker.
“Në fakt, ne bëmë një ceremoni të vërtetë me priftërinj të vërtetë”, tha Reevs në një intervistë për “Esquire”. “Winona thotë se jemi të martuar, Coppola thotë që po. Kështu që, me sa duket, jemi të martuar... nën sytë e Zotit”.
Në vitin 2018, dy aktorët po promovonin një tjetër film ku interpretonin bashkë, kur Ryder tha se besonte që ata ishin të martuar. “Në atë skenë, Francis solli një prift të vërtet rumun”, tha ajo. “Xhiruam skenën dhe bëmë ceremoninë e plotë. Kështu që mendoj se jemi të martuar”.
Filmi në fjalë është një prodhim i vitit 1992, i emëruar për katër çmime Oscar, nga të cilat fitoi tre. Me një buxhet prej 40 milionë dollarësh, ai realizoi fitime prej 215 milionë dollarësh. Përveç Reevs dhe Ryder, në të interpretojnë edhe yje të tjerë të kinematografisë, si Gary Oldman dhe Anthony Hopkins. (A2 Televizion)