Tom Cruise është parë duke xhiruar skenat e reja të filmit të radhës “Mission Impossible”, i varur kokëposhtë në krahun e një avioni luftarak.
Aktori 59-vjeçar është fotografuar në Kembrixh duke realizuar një nga skenat më të rrezikshme ndonjëherë, në një lartësi rreth 600 metra.
Tom Cruise u var në krahun e avionit Boeing B75N1 Stearman, ndërkohë që mjeti kryente manovra. (A2 Televizion)