
Elton John detyrohet të shtyjë turin në Europë. Legjenda e muzikës ka njoftuar në Instagram se i ka shtyrë datat e koncerteve pasi duhet ti nënshtrohet një operacioni në ije.
74-vjeçari shpjegoi se një rrëzim gjatë verës i ka shkaktuar dhimbje të forta. Në këto kushte ai duhet të operohet për të shmangur komplikimet.
(A2 Televizion)