Emergjenca COVID-19, OBSH: 190 mijë persona mund të vdesin këtë vit në Afrikë

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 17:07 | Bota
Emergjenca COVID-19, OBSH: 190 mijë persona mund të vdesin

Më shumë se 190 mijë persona në të gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë koronavirus nëse masat frenuese dështojnë.

Alarmi është lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Studimi i ri, parashikon gjithashtu një zgjatje të krizës për disa vite. “Me shumë gjasë, përhapja do të zbutet në pikat më të nxehta”, thotë selia e OBSH-së në Afrikë, teksa vendet bëhen gati të rihapin ekonomitë.

 Sipas parashikimit, në këtë kontinent mund të preken deri në 44 milionë persona vetëm në vitin e parë të pandemisë COVID-19.

https://a2news.com/2020/04/29/kryeministri-dhe-tre-ministra-infektohen-nga-koronavirusi-ne-vendin-afrikan/

Megjithatë, Afrika posedon një popullatë në moshë relativisht të re, që është më e prirur t’i mbijetojë infeksionit. Aktualisht ky kontinent numëron mbi 2 mijë viktima, shifër mjaft e ulët në krahasim me Evropën apo Amerikën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos