
Në ndeshjen e kësaj të mërkure ndaj Bylisit, Tirana do të kurorëzohet zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Në 100-vjetorin e themelimit të klubit, bardheblutë do të marrin trofeun, e megjithatë festa duhet të presë.
Njoftimi u dha zyrtarisht nga klubi. “Për shkak të situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët në këtë vit jubile, do të shtyhen në një moment të dytë, me shpresën se gjithçka do të përfundojë”, deklaroi klubi bardheblu.
Një mesazh për tifozët që të mos dalin për të festuar, për të respektuar rregullat e distancimit social. (A2 Televizion)