“Dinastia” gjermane, nipi i Uli Hoeness bëhet trajneri i ri i ekipit të Bundesligës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 21:36 | Futboll

Sebastian Hoeness do të jetë trajneri i ri i Hoffenheim. Bëhet fjalë për nipin e legjendës gjermane Uli Hoeness, kampion bote me përfaqësues Gjermanen në vitin 1974 dhe presidenti historik i Bajernit të Mynihut.

Sebastian Hoeness vijon dinastinë e këtij mbiemri, pas Uli Hoeness dhe ish-futbollistit tjetër të kombëtares gjermane Dieter Hoenes.

Sebastian Hoeness, trajneri i ri i Hoffenheim

Ai ka arritur të fitojë si trajner, divizionin e tretë gjerman me skuadrën e dytë të Bajernit. “Do të doja që gjithmonë të flitej për punën që kam bërë dhe jo për mbiemrin që kam”, kanë qenë disa nga fjalët e teknikut të ri të Hoffenheim, skuadër e cila do të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos