
Grupi Konservator Reformist Parlamentit Europian, anëtarë i të cilit është Partia Republikane Shqiptare, shpreh shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe specifikisht për aktin e paprecedentë të qeverisë shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar, një monument historik dhe të trashëgimisë kulturore.
Grupi Konservator Reformist shprehet se pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politika dhe ekspertët, të cilët protestonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, qeveria Rama e shembi godinën në orën 04:30 të mëngjesit nën prezencë të madhe të forcave të policisë, të cilët u përplasën me policinë.
Konservatorët në PE dënojnë shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga qeveria Rama, duke i konsideruar aktet e saj në mospërputhje me vlerat europiane. (A2 Televizion)