Pandemia e koronavirusit, Stojku: Qeveria mori masat e duhura

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 11:00 | Aktualitet
Pandemia e koronavirusit, Stojku: Qeveria mori masat e duhura

Deputeti nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita Jonë” në A2 ku foli për situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Stojku vlerësoi se masat e ndërmarra nga qeveria ishin të duhurat dhe sipas tij shifrat e suksesit në pandemi tregohen nga vdekshmëria që ajo shkakton në një vend.

“Qeveria mori masat e duhura të cilat ishin vërtetë të nevojshme si në aspektin shëndetësor, po ashtu dhe në aspektet e tjera. Distancimet, ndalimet e takimeve publike, ndalimet e aktiviteteve sportive, të gjitha këto ishin rreziku më i madh i kontaminimit të popullatës. Jemi të kënaqur me situatën e pandemisë në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës. Indikatori kryesor në një pandemi është numri i vdekjeve që në Shqipëri është shumë i vogël”, u shpreh Stojku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos