Emërohet drejtori i ri i Policisë së Beratit, përjashtohen 7 efektivë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 15:20 | Aktualitet
Emërohet drejtori i ri i Policisë së Beratit, përjashtohen 7

Kastriot Skënderaj është emëruar drejtori i ri i Policisë së Beratit, pas shkarkimit nga kjo detyrë të Edmond Targajt. Përveç kësaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Mehmet Rrumbullaku, vendosi edhe përjashtimin e 7 efektivëve të policisë në Berat, si përgjegjës për mospërmbushje të detyrave në rastin e kultivimin e kanabisit në sera.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku ishte këtë të martë në Berat, ku komunikoi vendimet e marra, zbuluara që një ditë më parë nga A2 CNN.

“Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm”.

Policia e Shtetit

Rrumbullaku vendosi që, përveç shkarkimit, Edmond Targaj të ulet në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, janë përjashtuar nga policia 7 efektivë, 2 kryekomisarë, 1 komisar, 2 nënkomisarë dhe 2 inspektorë.

1. Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;

2. Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;

3. Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;

4. Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;

5. Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;

6. Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;

7. Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

Në vendimet e tjera të marra nga Rrumbullaku janë

1. Ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

2. Dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

3. Shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/21/shkarkohet-drejtori-i-policise-se-beratit-edmond-targaj/
https://a2news.com/2022/11/11/kanabis-ne-sera-arrestohen-11-persona-ne-berat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos