Përmbytjet në Shkodër, bie niveli i ujit, hapet qarkullimi te harku i Bërdicës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 11:34 | Aktualitet
Përmbytjet në Shkodër, bie niveli i ujit, hapet qarkullimi te

Mëngjesi i kësaj të marte ka shënuar një përmirësim të vogël të situatës së përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës.

Niveli i ujit në zonat e përmbytura ka pësuar një tërheqje të lehtë, ndërsa te vendi i quajtur Harku i Bërdicës, uji është tërhequr nga shtrati i rrugës, duke normalizuar qarkullimin.

Gjithashtu, është hapur qarkullimi për mjetet edhe në urën e Bahçallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës. Aktualisht, nga të dhënat e bashkësisë së Shkodrës, rezultojnë të përmbytura 1685 ha tokë në njësitë administrative, Ana e malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi dhe Bërdicë. Në zonat e përmbytura janë 5 banesa që kanë prezencë uji në oborre dhe në brendësi, ndërsa që ka nisja e përmbytjeve fundjavën e kaluar janë evakuuar gjithsej 26 familje me 99 persona.

Në zonat e përmbytura janë prezente edhe forcat e ushtrisë me mjete të larta dhe varka për të mundësuar ndërhyrjen në raste emergjence, si dhe transportin e personave.

https://a2news.com/2022/11/21/reshjet-mbushin-kaskaden-e-drinit-vau-i-dejes-ne-maksimum-arsyet-se-pse-energjia-nuk-po-shkon-ne-kosove/

Ndërkohë pritet që mbrëmja e së martës të rikthejë sërish problematikën e shtimit të sipërfaqeve të përmbytura, pasi parashikohet një shtim i ndjeshëm i reshjeve, çka mund të provokojë shkarkime më të mëdha edhe nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, të cilat kanë ndikimet e tyre në përmbytjet e zonave të Nënshkodrës.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/22/26-familje-te-evakuuara-dhe-1685-hektare-te-permbytura-ne-shkoder/

A2 CNN Livestream

Latest Videos