Emigrantët sirianë, Lleshaj: Jemi në gatishmëri, nuk kemi kapacitete për t’i strehuar

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 12:19 | Bota
Emigrantët sirianë, Lleshaj: Jemi në gatishmëri, nuk kemi

Koronavirusi nuk është i vetmi shqetësim për qeverinë shqiptare që vjen nga përtej kufijve.

Fluksi i emigrantëve sirianë që po i drejtohen Bullgarisë dhe Turqisë ka vënë në alarm edhe ekzekutivin. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranon se Shqipëria nuk është gati për të pritur një valë të madhe emigrantësh.

“Jemi në gatishmëri, nuk kemi kapacitet për t’i strehuar”, është shprehur Lleshaj.

Ngritja e çadrave në disa pika brenda vendit për të strehuar emigrantët, për numrin një të Ministrisë së Brendshme, është sajesë mediatike.

Deklaratat e ministrit Lleshaj u bënë në Komisionin e Integrimit Evropian, ku raportoi edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, OFL, azilkërkimin, e të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos